E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana: EULEX në dhjetor në tërë Kosovën

 

BRUKSEL-Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana paralajmëroi se në dhjetor misioni EULEX pritet të vendoset në tërë Kosovën.
Solana bëri të ditur se në Bruksel po zhvillohet një dialog intensiv me Beogradin për misionin evropian EULEX në Kosovë. Sipas tij, pritet që ky mision i BE-së në muajin dhjetor të shtrihet në tërë Kosovën.

“Prioritet kyç i BE-së është shtrirja e EULEX dhe presim që kjo të ndodhë në mbarë Kosovën gjatë muajit dhjetor”, deklaroi Solana në një fjalim para Parlamentit Evropian.

Ai shfaqi shpresën se Serbia sa më shpejt të realizojë bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës, ndërsa shprehu shqetësime lidhur me kthimin e retorikës nacionaliste dhe ekstremiste në Bosnjë-Hercegovinë.

“BE patjetër duhet t’i dërgojë porosi të qarta liderëve të këtij vendi për të respektuar atë që është arritur në Dayton”, tha Solana.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›