BDSH uron Obamën për fitoren
SHKUP- Edhe partia Bashkimi Demokratik Shqiptar ka përshëndetur fitoren e Obamës si kreu i Shtëpisë së Bardhe. Me anë të një telegrami urues drejtuar Obamës thuhet:
"Në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, ju urojme fitoren në zgjedhjet presidenciale 2008",
"Kemi bindje të thellë që ndjeshmëria juaj e treguar gjatë kampanjës zgjedhore, në luftën kundër diskriminimit do të ketë efekte pozitive dhe do të mbështes edhe luftën tonë kundër padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni", përfundon telegrami i BDSH. (a.r/ina/balkanweb)