E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, rrugorët në Vlorë shtojnë kontrollet

 

Vlorë- Numri i madh i aksidenteve ka ndërruar synimin e kontrolleve të bëra nga blutë e qarkullimit të Vlorës. Nga dokumentacionet e mjeteve, tashmë janë rregullat e qarkullimit, të cilat janë renditur në plan të parë. Aksidentet e shumta që kanë ndodhur në vend janë parë nga blutë e qarkullimit me nota alarmi. Disa aksidente me pasojë vdekjeje, por edhe numër më i lartë të lënduarish, apo përplasje te tjera kanë shtuar masat nga ana e bluve të qarkullimit të Vlorës, duke hartuar për këtë edhe plan masat. Në akset më të rrahura janë vendosur përforcime nga efektivët, duke kaluar në sitë mjetet që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, apo edhe mos vendosjen e rripave të sigurimit. Po kështu paralelisht me to bëhen edhe kontrolle për nivelin e konsumit të pijeve. Sipas drejtuesve te këtij sektori, po operohet me masa administrative, ku ka nje rritje te tyre. Burimet zyrtare pohojnë se mesatarisht një efektiv mund të vendosë deri edhe 15 të tilla në ditë, ndërsa numri i gjobave gjithsej në ditë varion edhe mbi 100.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›