E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: Progresi i vendeve të Ballkanit drejt NATO-s dhe BE-së, i jashtëzakonshëm

Deklarata e Përfaqësuesi i lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, 3 javë para Samitit të Unionit mbi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor

TIRANE - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana ka vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm të vendeve të Ballkanit.
Në prag të 10-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Solana është shprehur gjatë një intervistë për Televizionin Publik Çek se “sot Ballkani është një rajon krejtësisht i ndryshëm dhe në rrugë të mirë drejt NATO-s dhe BE-së”.
Diplomati i njohur u shfaq optimist për të ardhmen e rajonit duke argumentuar se ndonëse këto 10 vjet janë një periudhë relativisht e shkurtër shtetet ballkanike kanë ecur me hapa gjigante sidomos për sa i përket stabilitetit. “Disa shtete të Ballkanit kanë hyrë në BE, ndërsa shtetet tjera janë kandidatë. Shumica e shteteve në mënyrë institucionale janë të lidhura ngushtë me BE dhe NATO. Këto shtete kanë një të ardhme evropiane. Mendoj se, për një kohë, miqtë tanë ballkanikë do të afrohen edhe më shumë”, deklaroi Solana.
Të hënën  Solana vizitoi kryeqytetin e vendit që mban presidencën e rradhës së Bashkimit Evropian, Pragën ku me shefin e diplomacisë çeke, Karl Shvarcenberg do të bisedojë për përgatitjet për takimin joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të mbahet më 27 dhe 28 mars, dhe i cili pritet t’i kushtohet thuajse në tërësi Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së këtij rajoni për tu bërë pjesë e BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›