E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhet nudo të Edi Ramës shkaktojnë refuzime masive në vakinë e 8 marsit me gratë socialiste

Gratë socialiste që kanë marrë pjesë në një drekë ylberiste me rastin e 8 marsit kanë bërë çmos që të mos dalin në foto me simbolin e lakuriqësisë në politikën shqiptare, duke u justifikuar se ato mbeteshin socialiste, edhe pa u regjistruar në celuloid me Edvinin

Nuk ka qenë aspak dashamirëse festa e 8 marsit, që Edi Rama, tentoi të kalonte dy ditë më parë me disa gra në një lokal në periferi të qytetit të Tiranës. Duke pasur si qëllim, që nga kjo festë kreu i socialistëve të bënte edhe disa fotografi jo vetëm “sa për arkiv” me pjesëmarrëset, Edi Rama është refuzuar prerazi dhe në shkallë të gjerë.
Pjesëmarrëse në festën e kryesocialistit kanë bërë të ditur dje, se në “kërkesën” e Ramës, për foto me gra socialiste, ai ka marrë refuzimin e disa prej tyre, të cilat nën argumentin se “jemi socialiste edhe pa bërë fotografi”, kanë refuzuar të pozojnë me Edvinin.
Ndërkohë, të njëjtat pjesëmarrëse në festë, e kanë lidhur këtë refuzim, përpos argumentit, me mosdëshirën për të pasur “prova” të daljes në një fotografi me një person, fotot nudo të të cilit, janë rikthyer sërish këto ditë me publikimet e tyre në disa gazeta.
Nisur nga këto foto nudo, gratë e festës së dy ditëve më parë, nuk e kanë fshehur neverinë e tyre, që të dalin në fotografi, me të njëjtin njeri, që pozimin nudo, e konsideron si zgjedhje prej “trendy”.
Pas këtij refuzimi, Edi Rama, që e ka kompleks t’i dalin kundër, nuk i ka kursyer sharjet ndaj këtyre grave refuzuese, të cilat i kishte ftuar në një drekë, në Ditën e tyre Ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›