Rritje e interesit të evropianëve ndaj Malit të Zi
Podgoricë (Start)-Edhe pse i sapokrijuar si shtet, Mali i Zi, vetëm gjatë kësaj vere ka fituar nga turizmi të paktën 500 milion euro. Sipas Ministrit të Turizmit malazez, Predrag Nenezig, gjatë këtij viti ka patur një rritje prej 10.8 për qind të të ardhurave prej turizmit. Ai theksoi se Malin e Zi prej fillimit të këtij viti e kanë vizituar 1,13 milionë turistë, prej të cilëve një milionë të huaj, që është për 4,8 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 37 për qind kanë qenë nga Serbia, 21 për qind nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga 12 për qind nga ish-anëtaret e BRSS-së dhe nga shtetet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Sllovenisë.