E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solskjaer ëndërron Man Utd-in

Trajneri i Moldes, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se ëndërron që një ditë të drejtojë Manchester Unitedin, edhe pse aktualisht është plotësisht i përqendruar te angazhimi i tij në Norvegji.

Solskjaer, 39 vjeç, kaloi 11 vite si futbollist në Old Trafford e më pas udhëhoqi skuadrën e dytë para se të emërohet trajner i Moldes në fund të vitit 2010. Në sezonin e tij debutues në Norvegji, ai arriti të fitojë titullin në Tippeligaen, për herë të parë në histori të klubit.

I pyetur rreth postit në Manchester United, Solskjaer tha për The Sun: “Në jetë duhet të keni ëndrra dhe synime të mëdha. Është ëndërr e imja por shkoj hap pas hapi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›