E Diel, 1 Nëntor 2026

Afellay mund të mbetet në Schalke

Menaxheri i përgjithshëm i Schalke 04, Horst Heldt ka konfirmuar se klubi mund të mbajë mesfushorin Ibrahim Afellay pas skadimit të periudhës së huazimit nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

26 vjeçari pati vështirësi të luante në Nou Camp dhe si rezultat kaloi në Veltins Arena gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të verës. Ai ka shënuar katër gola në të gjitha garat për Schalken dhe Heldt është shprehur i lumtur me paraqitjet e deritashme të holandezit.

“A do ta mbajmë në fund të këtij sezoni? Nëse paraqitjet e tij mbeten të mira, atëherë ka mundësi”, deklaroi Heldt për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›