E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure pensionohet në Man City

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka thënë se synon të kalojë pjesën e mbetur të karrierës së tij te kampioni i Premierligës.

29 vjeçari nga Bregu i Fildishtë është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të skuadrës nga Eastlands pas transferimit nga Barcelona më 2010. Ai ka konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Cityt duke shprehur i gatshëm të pensionohet në klub.

“Në jetë nuk janë vetëm paratë. Janë familja, njerëzit e tjerë të afërm dhe gjëra të tjera. Mund të krijoj histori te City. Dua të përfundoj karrierën këtu, për respekt ndaj tifozëve. Por, në futboll kurrë nuk e dini të ardhmen”, deklaroi Toure për L’Equipe

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›