E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole duhet të kthehet në Francë

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Yohan Cabaye ka thënë se ish reprezentuesi anglez Joe Cole duhet të braktis tentimet e tij për të rikthyer statusin e titullarit në Liverpool dhe të kthehet te skuadra franceze, Lille.

Cole ka zhvilluar vetëm 32 minuta në Premierligë për Liverpoolin këtë stinor pas rikthimit në klub nga periudha e suksesshme e huazimit në Lille, edicionin e kaluar.

“Nuk është lehtë për të sepse nuk luan shpesh”, deklaroi Cabaye, ish mesfushor i Lille. “Ndoshta rikthimin i tij në Lille do të ishte ide e mirë. Atje i përkrahet nga trajneri, dhe tifozët ende e duan”, u shpreh francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›