Zidane, idhulli i Khedirës

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka thënë se ish futbollisti i gjigantit madrilen Zinedine Zidane ishte idhulli i tij në rini.
Gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle AS, reprezentuesi gjerman rikujtoi golin e mrekullueshëm të francezit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2002 kundër Bayer Leverkusenit në Glasgow.
“Isha tifoz i Gjermanisë në përkrahje të Leverkusenit, por në anën tjetër e doja Realin sepse Zinedine Zidane ishte idhulli im. Ai ishte futbollisti që adhuroja. Më kujtohet ai goli i tij i mrekullueshëm. Vendosja e fituesit në atë mënyrë ishte e mahnitshme”, deklaroi Khedira i cili iu bashkua Realit në verën e vitit 2010 nga Stuttgarti.