Liverpool kërkon Huntelaarin

Liverpool ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Schalke 04, Klaas-Jan Huntelaar pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, ka njoftuar ESPN të hënën.
Drejtuesit e klubit nga Anfield Road besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e 29 vjeçarit për rreth 6 milionë funte duke llogaritur se ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Schalken.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers së fundmi është ankuar në mungesë të opsioneve në repartin sulmues ku pas lëndimit të Fabio Borinit ka mbetur me vetëm Luis Suarezin si qendërsulmues.