Montolivo-Fiorentina, dështojnë bisedimet

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 18:08
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, bisedimet mes Riccardo Montolivos dhe Fiorentinës rreth kontratës së tij të re kanë dështuar përfundimisht.
Mesfushori ishte dashur të jep përgjigjen e tij në një takim me presidentin Andrea Della Valle të shtunën. Montolivo sërish u shfaq i papërcaktuar duke hidhëruar Della Vallen dhe besohet se ky është fundi i diskutimeve.
Kontrata aktuale e Montolivos me Fiorentinën skadon në qershor të vitit 2012, andaj ai mund të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.