Somali, fluturimi i parë civil që prej 20 vitesh

Kompania e fluturimeve “Turkish Airlines” tha se ky është fillimi i një shërbimi të rregullt në kryeqytetin somalez, ku do të ketë udhëtime dy herë në javë.
Në bordin e avionit civil ndërkombëtar që u ul për herë të parë në tokën somaleze, ishte edhe zëvendëskryeministri turk Bekir Bosdag, i cili u prit nga Presidenti vendas.
Linja pritet të lehtësojë së tepërmi udhëtimet për biznesmenët somalezë dhe diasporën e vendit.
Somalia ka pasur një qeveri qendrore jofunksionale që prej mëse dy dekadash, për shkak të konflikteve të vazhdueshme. Pjesa më e madhe e territorit të vendit kontrollohet nga militantët e Al-Shabab, nëndegë e Al-Kaedës.
Militantët u detyruan të largoheshin nga Mogadishu pas një sulmi të trupave të Bashkimit Afrikan në gusht, por vazhdojnë të kryejnë sulme sporadike ndaj kryeqytetit.
/Start/E.B/
2012-03-06 20:40