E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazh apo shantazh elektoral

Opinioni publik është përballur këto ditë me sondazhin elektoral të “Zogby Internatinal”, të pasqyruar gjerësisht dhe me një pasion të veçant nga “Top Channel”, për shkak të detyrimeve reciproke që kanë midis tyre ky kanal televiziv dhe kreu aktual i Partisë Socialiste. Natyrisht edhe pjesa tjetër e medias së shkruar apo vizive nuk qëndroi indiferente, pasi ajo mezi i pret ngjarje të tilla, që ndezin debatin politik deri tek qytetari më periferik i këtij vendi. Ishte kjo arsyeja që qysh të nesmërmen e publikimit të këtyre rezultateve; në kafene, zyra, autobuzë e vende të tjera publike; pse jo dhe në familjet shqiptare filluan debatet politike. Kuptohet, më të interesuar dhe më aktiv në të njëjtën kohë duket se janë qytetarët e krahut të majtë, pasi sondazhi elektoral i “Zogby International” nxirrte fitues të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Partinë Socialiste dhe si politikanin më të preferuar, Edvin Ramën. Natyrisht kjo tufë njerëzish qëndron vazhdimisht në gatishmëri “numër një” për të reaguar ndaj çdo lajmi apo ngjarjeje që çon ujë në mullirin e interesave të tyre politike. Dhe ky është një qëndrim më se i natyrshëm militantist, të cilin në forma më të zbutura e reflektojnë edhe zgjedhësit e krahut tjetër. Por në raste të tilla, problemi asnjëherë nuk qëndron tek reagimi i qytetarëve të thjeshtë, sado agresiv dhe pasionat qoftë ai, pasi këto janë çështje të teorisë filozofike shkak-pasojë. Kurrësesi nuk mund të analizojmë pasojat pa u marrë më parë me shkakun. Dhe shkaku i tensionimit të situatës, këto ditët e fundit, janë rezultatet provokuese dhe manipuluese të “Zogby International”, të porositura nga dyshja Rama-Veliaj, për t’u dhënë kurajo mbështetësve të tyre, duke tentuar të rritin nivelin e besueshmërisë së  shpifjeve dhe thashethemeve ndaj qeverisë “Berisha”. Ky sondazh, për vullnetaristët dhe militantistët e majtë është përgatitur me idenë e kuptimit filozofik të shprehjes; “ç’të mbjellësh do të korrësh”; ku të “korrat” sipas tyre janë thashethmet për rrugën “Durrës-Kukës”, “Gërdecin”, çështjen “Fazlliç”, ligjin e “Dosjeve” dhe përplasjet në BB për studimin urban të Bregdetit Jonian, duke anashkaluar këtu arritjet historike në proçesin e anëtarësimit të vendit në NATO, BE, pavarësinë e Kosovës dhe ndërmarrjen e mjaft investimeve të rëndësishme ekonomike, nga sipërmarrës vendas e të huaj në çdo cep të Shqipërisë. Pak a shumë si në ’97-ën, ku gjithë ato arritje e rezultate për ngritjen e institucioneve demokratike, ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe integrimin e vendit u mbuluan me hijen e poshtër të shpifjes për “vjedhjen e parave të skemave piramidale nga qeveria”. Natyrisht kriza e fajdeve ishte një realitet konkret në atë periudhë, por shkaku që paraqisnin opozitarët e majtë nuk ishte i vërtetë. Tashmë gjithëçka rreth këtij mashtrimi revolucionaro-elektoral të social-komunistëve është vërtetuar plotësisht.  Por qytetarët nuk duhen lënë të bien preh e këtyre manipulimeve, që në shumë raste kanë qënë me pasoja të rënda për jetën dhe të ardhmen e tyre. Dhjetë vjet prapa i çoi shqiptarët ndryshimi i dhunshëm i pushtetit në 29 qershor ’97. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore, përveç instalimit të sistemit të korrupsionit në të gjithë nivelet e qeverisjes, që për tetë vjetë në pushtet, të majtët nuk arritën që t’i ngrenë në nivelin e ’96-ës treguesit e zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe çështjen e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Evidentime dhe analiza të tilla janë bërë me dhjetëra herë, por e rëndësishme është që politikanët dhe zgjedhësit e majtë të kuptojnë njëherë e mirë se ka ikur koha e marrjes së pushtetit me mashtrime e manipulime, sikundër ka ndodhur në ’97-ën dhe gjithë periudhën e mëvonshme deri në zgjedhjet e 3 korrikut ’05. Siç dihet, një ndër reformat më të suksesshme që ka realizuar qeveria “Berisha” në këto 3-4 vitet e fundit është edhe reforma zgjedhore. Zgjedhjet e lira e të ndershme konsiderohen jetike për të ardhmen tonë integruese nga lideri demokrat dhe politikanët e tjerë të krahut të djathtë. Dhe gjithëçka e thënë në këtë drejtim ka filluar të materializohet qysh të nesërmen e marrjes së pushtetit nga koalicioni aktual qeverisës. Këto kohët e fundit ky proces ka njohur zhvillime të reja me saktësimin e listës së zgjedhësve dhe përgatitjen e pasaportave biometrike apo kartave të identitetit. Masa dhe reforma të tilla nuk janë qëllim në vetvete, por në funksion të konsolidimit të demokracisë dhe integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Madje nuk kërkojnë shumë kohë, përgatitje dhe angazhime speciale, përveç vullnetit të duhur politik. Social-komunistët i kishin të gjithë mundësit që këto zgjidhje t’i realizonin qysh në vitin e parë të ardhjes së tyre në pushtet, pas kallashzgjedhjeve të ’97-ës, por një gjë e tillë nuk i interesonte mbajtjes në mënyrë të pamerituar të pushtetit prej tyre për tetë vjetë rresht. Por ajo që ishte më e dhimbshme për demokracinë dhe shtetin ligjor lidhej me institucionalizimin e procesit të manipulimit të zgjedhjeve, duke vënë në shërbim të këtij veprimi Policinë, Gjykatën Kushtetuese e shumë hallka të tjera të pushtetit ekzekutiv. Po të mos ishin marrë këto masa, Referendumi i 98-ës për Kushtetutën dhe zgjedhjet parlamentare të ’01-it ishin të humbura nga të majtët. Shqiptarët i njohin tashmë shumë mirë makinacionet e tyre elektorale, të cilat nuk kanë asnjë shans të përsëriten më, sikundër nuk mund të pritet rikthimi në pushtet i të majtëve duke shpifur e manipuluar zgjedhësit. Me realitetin që është krijuar nga ndërmarrja e mjaft reformave të sukseshme integruese, vetëm alternativa e besueshme qeverisëse mund të të sjellë në pushtet, dhe jo zondazhet manipuluese të “Zogby International”. Por gjatë 3-4 viteve të fundit opozita majtiste nuk ka lançuar asnjë iniciativë të tillë, përkundrazi gjithë shpresën e rikthimit në pushtet e ka bazuar tek vigjilenca revolucionare për të denoncuar e përfituar nga gabimet e qeverisë. Madje shpesh ajo ka stimuluar dhe përgatitur rrëshqitjen e mazhorancës drejt këtyre gabimeve, duke i amplifikuar dhe manipuluar ato. Kjo ka ndodhur edhe kur interesat madhore të vendit kanë kërkuar mbështetjen e opozitës, siç ka ndodhur në të gjithë vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore që kanë përparuar në procesin e integrimit euro-atlantik. Në këtë sipërmarrje të mjerë politike të opozitës shqiptare shpesh janë thirrur të bashkëpunojnë në dëm të mazhorncës qeverisëse dhe interesave tona kombëtare edhe individë apo institucione të huaja, kundrejt shpërblimeve të ndryshme që u janë ofruar, sikundër është së fundi edhe kompania e sondazheve “Zogby International”. Nxjerra fituese e PS-së dhe Edvin Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare prej saj, para se sa të jetë një pasaktësi teknike është një pasaktësi logjike. Si mund të votojnë për rikthimin në pushtet të të majtëve shqiptarët, kur gjatë qeverisjes së tyre tetëvjeçare u varfëruan nga korrupsioni galopant, u dhunuan në të gjithë të drejtat e tyre nga bandit me maska e pa maska, u braktisën nga investitorët e huaj dhe u treguan me gisht në të gjithë botën si trafikant të rrezikshëm? Aq më tepër si mund të votojnë për të majtën shqiptarët, ndërkohë që nën pushtetin e demokratëve janë duke prekur realisht ëndrrën e tyre të zhvillimit dhe integrimit demokratik në botën e qytetëruar?
Duke u ndalur tek përgjigja e pyetjes së dytë mjafton të kujtojmë se vitin e kaluar, "The economist", që është institucioni më i rëndësishëm i analizave strategjiko-ekonomike për vendet e veçanta, ka përcaktuar se, Shqipëria në një periudhë të afërt, 3-5-vjeçare, që përkon në kohë me mbylljen e mandatit të ardhshëm qeverisës, i cili fillon pas zgjedhjeve të 28 qershorit ’09,  do të përjetojë një bum të vërtetë ekonomik, duke përshpejtuar rritjen ekonomike dhe duke u shndërruar në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Ndërkohë një grup ekspertësh të njohur të Këshillit Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku përfshihen edhe ish-kryeministri italian Xhuliano Amato, ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, ish-kryeministri finlandez dhe ndërmjetësues për Kosovën, Marti Ahtisari, si dhe ish-eurokomisari për Politikën e Jashtme, Kris Paten; kanë vlerësuar se, Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian në vitin 2011, nëse do të vazhdohet me të njëjtin ritëm reformash si ato të pas vitit ’05 për plotësimin e kritereve të domosdoshme të procesit të integrimit në strukturat e ndryshme euro-atlantike. Mjafton të kujtojmë se para 3-4 vitesh, në fund të mandatit qeverisës të të majtëve, kur ende nuk ishte nënshkruar MSA-ja, anëtarësimi i Shqipërisë në BE parashikohej aty nga viti 2020. Ndryshimi i situatës u bë i mundur vetëm pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, që rikthyen në pushtet demokratët, të cilët edhe në qeverisjen e tyre të mëparëshme kishin dëshmuar me fakte modelin e një qeverisje mjaft efiçiente, ku treguesi mesatar i rritjes ekonomike sillej rreth shifrave 9-13,3%, i cili e rendiste Shqipërinë “në vend të parë, krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore”. Kjo arritje ishte produkt i reformave të shumëta për konsolidimin e ekonomisë së tregut, privatizimim masiv, zhvillimin kapitalist të bujqësisë, krijimin e klimës së nevojshme për investime të huaj, instalimin e shtetit ligjor, forcimin e demokracisë, etj.  Në vitet ’97-’05, këto reforma u zvendësuan me masat burokratike e policore për manipulimin e zgjedhjeve dhe instalimin e sistemit të korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes majtiste. Kësisoj, brenda mandatit të parë qeverisës të socialkomunistëve, treguesi i rritjes ekonomike ra në 5% nga 9,6% që ishte në vitin ’96. Pra, me mbi 1% çdo vit, duke vërtetuar kështu në praktikë konkluzionin e Bankës Botërore se, në vendet në zhvillim, prania e korrupsionit e ul treguesin e rritjes ekonomike me 1% çdo vit. Qeverisja e djathtë, nuk e rriti me frymën e shënjtë këtë tregues, duke e shndërruar Shqipërinë në shmebull frymëzimi jo vetëm për vendet e rajonit po për krejt bllokun e ish-vendeve komuniste të Europës Lindore; por me reforma specifike për luftimin e korrupsionit, përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e sigurisë, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e efikasitetit të institucioneve qeverisëse, etj. Tashmë ka kaluar koha e mjaftueshme për të kuptuar se shprehje të tilla si: - “qeverisja me duarë të pastëra”, “vendi më taksat më të ulëta”, “Shqipëria-një euro”, “vend eksportues i energjisë”, “Shqipëria në moshën e internetit”, etj; nuk janë thjeshtë sllogane politike por reforma mbreslënëse, me tregues e arritje konkrete. Pra, gati brenda një mandate katërvjeçar, “qeverisja e vogël” e demokratëve e nxori vendin nga skëterra e korrupsionit dhe izolimit ndërkombëtar që prodhoi pushteti majtist, duke e renditur atë në krye të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, shumica e tyre anëtare të BE-së sot; përsa i përket treguesit të rritjes ekonomike dhe efektivitetit të reformave. Reformat janë në procesin e realizimit të tyre. Jo kudo puna shkëlqen. E rëndësishme është ta shikojmë “gotën” gjysëm plotë dhe jo gjysëm bosh, pasi ka edhe gjëra që nuk janë arritur, thjeshtë për mungesë kohë apo vështirësi objektive, pasi në fund të vitit 2005, gjithçka në këtë drejtim duhej të niste nga “zero”. Këto fakte tregojnë se shqiptarët nuk mund të jenë kaq të marrë sa t’i bien  edne të mirës me shkelma, duke ecur të gjithë nën shëmbullin e “shoqes nga Berati”, e njohur gjithëndej për thënien: “përballë pushtetit dhe unitetit majtist nuk duam as ujë, as bukë dhe as drita” apo duke besuar rezultatet e pasakta dhe manipuluese të “Zogby International”, që më shumë se sa një sondazh është një shantazh i pastër elektoral në bashkëpunim më nëntëdhjetë e nëntëshat e opozitës shqiptare.
Nga ana tjetër “Zogby International” e ndjek pas një histori gafash e pasaktësish skandaloze me sondazhet e zhvilluara në vende të tjera të botës dhe kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media ka sjell këto ditë plotë shëmbuj në këtë drejtim, të cilat tregojnë se kjo kompani sondazhesh nuk është gjë tjetër veçse një “varsëse me pagesë” e realitetit, duke e deformuar të vërtetën sipas interesave të saj kreditore. Në vitin 2004 “Zogby” parashikoi një fitore të lehtë dhe të thellë për senatorin Kerry që rivalizonte presidentin Bush. Sipas parashikimit të kësaj kompanie sondazhesh, Kerry do të fitonte 311 votal elektorale, përballë 213 që do të findote Bush, ndërsa 14 qenë të papërcaktuara. “Zogby International” deklaroi atëherë se: “Bush i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë” dhe shtoi me siguri se “votuesit donin një ndryshim dhe do të votonin për cilindo veç Bushit”. Në fakt, Bush mori 286 vota elektorale përballë 251 që mori Kerry. Bush mori kështu 26% më tepër vota elektorale se ç’ parashikoi “Zogby”. Marzhi i gabimit në këtë rast qe më i madh dhe se në Brazil, ku rezultati i votimeve ishte i kundërt me atë që parashikonte “Zogby”-i. Pa u ndalur më tej tek këto parashikime skandaloze të “Zgoby International”, mjafton të themi se nuk mund të pritet tjetër rezultat kur një kompani sondazhesh nuk procedon në mënyrë të pavarur, por bëhet palë me “x” apo “y” forcë politike. Këto ditët e fundit janë zhvilluar edhe disa sondazhe të tjera, por asnjë prej tyre nuk ka nxjerr fituese Partinë Socialiste të Edi Ramës. Një prej tyre ka qënë edhe ai i “Gani Bobi”-t, e cili parashikon si fituese Partinë Demokratike. Të njëjtin parashikim të sakt pati kjo kompani edhe për zgjedhjet e 3 korrikut ’05, që u finalizuan me fitoren e PD-së dhe koalicionit të djathtë. Sondazhe të pjesshme online kanë zhvilluar edhe disa gazeta dhe që të gjitha kanë përcaktuar si fituese Partinë Demokratike. Nga të gjitha këto mjafton të përmendim një sondazh online të gatesës “SOT”, në oponencë të plotë me qeverinë “Berisha”, ku nga 9927 klikime, 5495 prej tyre mendojnë se fitues i zgjedhjeve të vitit ‘09 do të jetë Partia Demokratike me aleatët e saj,  2870 klikime janë për fitoren e Partisë Socialiste me aleatët,  1081 klikime janë pro LSI me aleatët e saj, ndërkohë që vetëm 476 klikime janë të pavendosur. Në bazë të përqindjes së këtij sondazhi rezulton që Partia Demokratike me aleatët e saj  të ketë 55.4 përqind të klikimeve, Partia Socialiste me gjithë aleatët të ketë 28.9 përqind të klikimeve dhe LSI të ketë  10.9 përqind të klikimeve. Nga të gjitha klikimet  vetëm 4.8 përqind ose afro nje e treta e shifrës së “Zogby International” për këtë çështje, nuk kanë vendosur se kujt do i japin votën. Pra nga sa rezulton nga ky sondazh me vlera modeste i gazetës “SOT”,  vëmë re se PD është shumë përpara nga PS ndërkohë që LSI vazhdon të ngelet forcë e tretë politike. Pas kësaj vetëm një “Zogby” mund të marrë guximin e të bëjë PS-në e Edi Ramës fituese të zgjedhjeve të 28 qershorit ’09. Në fund të fundit, qeveria nuk është  bashki, mor të nderuar zotërinj…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›