Rama refuzon ftesën e LSI-së për një tryeze të ëprbashkët mes partive të majta
Nano-Meta, pakt për të ndalur procesin e tjetërsimit të së majtës nga Rama
Fatos Nano dhe Ilir Meta kanë bërë dje të qartë se ata do të jenë shumë shpejt strumbullari kryesor i së majtës edhe në nivel institucional, ndërsa kanë apeluar ndaj kryesocialistit Edi Rama që të heqë dorë nga qëndrimet nihiliste e arrogante ndaj trashëgimisë politike të së majtës në të kundërt karriera e tij politike është seriozisht e rrezikuar. Pas një takimi të zhvilluar dje në mesditë në ambientet e Hotel “Tirana International”, kryetari i LSI, Meta, ish-kryetari i PS, Nano dhe kryetari i PSV’91, Koçi kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në të cilën shfaqin hapur ambicien për rikrijimin e një barriere të re të së majtës që konsiderohet si domosdoshmëri pas zhvillimeve të vitit të fundit në selinë rozë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp lideri historik i socialistëve nuk ka ngurruar që të kritikojë në mënyrë të përsëritur, pasardhësin e tij në PS, Edi Rama sipas tij si të papërgjegjshëm dhe foshnjarak, për sa i përket refuzimit për bashkëpunim, ndërsa solli si shembull Barack Obamën dhe Hillary Clinton.
Më tej Nano ka rikujtuar se ka ende mjaft influencë në bazën socialiste deh se nuk i ka ndërprerë takimet me socialistët.
I pyetur nëse kjo lëvizje synon në të vërtetë largimin e Edi Ramës nga Partia Socialiste, ish-kreu socialist Nano nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse la të kuptohet se më sjelljen aktuale Rama po “vetëlargohet nga partia”.
“E rëndësishme është të jemi sërish pranë njëri-tjetrit në traditën më të mirë të socialistëve dhe të së majtës progresiste gjatë gjithë epokës të pluralizmit. Po ritheksojmë se nuk drejtohet kundër askujt kjo iniciativë, por është në dobi të të gjithëve. Kemi pas thënë dikur se nuk kemi ç’i bëjmë fenomenit të vetlargimit”, u shpreh Nano.
Ndërkaq edhe lideri i LSI-së Meta e ka kritikuar mënyrën e reagimit të lidershipit socialist ndaj ftesës së tij për t’u ulur në një tryezë të përbashkët.
Në një intervistë të mëpastajme televizive, duke përsëritur se ftesa mbetet ende e hapur, Meta bëri ët ditur se, “Rama ka ende kohë të reflektojë, janë disa ditë deri në zgjedhje. Shpresoj të gjej forcë të reflektojë”.
Më intervistën e tij Meta ka sqaruar më tej edhe ftesat e njëjtat që reciprokisht ka shkëmbyer me Ramën.
“Rama është pjesë e projektit tim integrues për të gjithë të majtën, nuk mund të jem pjesë e projektit të tij përjashtues, sepse nuk është përjashtues vetëm për LSI, por për të gjitha ato vlera pozitive të së majtës dhe socialistëve, të krijuara në 18 vjet me sakrifica me përgjegjësi dhe një investim të jashtëzakonshëm njerëzor:, sqaroi Meta dallimet mes dy ftesave.
...