Sondazhi, 60 për qind e të rinjve do të marrin pjesë në zgjedhjet
Sipas Parlamentit Rinor
TIRANE - Ndryshe nga herët e tjera pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit pritet që të jetë e lartë. Në këtë përfundim ka arritur Parlamenti Rinor pas një sondazhi të kryer kohët e fundit në Tiranë.
Nga 500 të rinj të pyetur, 60 për qind e tyre deklarojnë se do të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Kur kanë mbetur pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale Parlamenti Rinor u kërkon partive politike të kenë prioritet rininë, të ruajnë etikën gjatë fushatës dhe të mos përdorin të miturit për qëllime elektorale.