E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Tadic jo kunder ekstradimit te Ganic ne Sarajeve

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër ekstradimit drejt Bosnje Hercegovinës të Ejup Ganic, ish anëtar i kolegjit presidencial të Bosnjes në periudhën e luftës (1992-1995). Ai u arrestua në fillim të marsit në Londër në bazë të një urdhërarresti nga drejtësia serbe.

Si Serbia ashtu dhe Bosnja kanë prezantuar kërkesën për ekstradim të Ganic, i cili javën e kaluar u lirua me kusht në këmbim të 300 mijë stërlinash, ( 300 mijë euro).

Beogradi akuzon Ganic se në maj të 1992 ka urdhëruar një sulm kundër një autokolone të ish ushtrisë jugosllave në Sarajevë. Gjëja më e rëndësishme – ka thënë Tadic- nuk është ekstradimi i Ganic në Serbi apo në Bosnje, sesa gjykimi i tij i rregullt.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›