Çmenduri angleze, Siti do Agueron, gati 45 milionë
Mançesteri është tashmë një nga qendrat e futbollit evropian, fitoret e Junajtid dhe arkat e pasura të Sitit tërheqin vëmendjen e botës dhe faqet e para të tabloidëve. Sipas të përjavshmes britanike "News of the World", tifozët e Mançester Sitit mund të imagjinojnë çiftin e artë Robinjo-Aguero. Pronarët arabë janë të gatshëm të derdhin 35 milionë sterlina (rreth 45 milionë euro) për sulmuesin e Atletiko Madrid. Sipas shtypit britanik, Interi, që interesohet për Agueron, jep vetëm 25 milionë sterlina.