Sondazhi, PD fiton edhe në Fier
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në fillim të muajit qershor, Partia Demokratike do të fitonte edhe në qarkun e Fierit. Instituti Gani Bobi ka publikuar dje sondazhin me 2000 anketa në qarkun e dytë më të madh pas Tiranës, i cili nxjerr 16 deputetë. Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike është forcë e parë në qarkun e Fierit me 37.2 për qind të votave dhe pas saj vjen Partia Socialiste me 36.6 për qind të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta me 4.7 për qind, ndërsa G99 është me 2.6 për qind. 8.1 për qind e qytetarëve të pyetur janë shprehur të pavendosur për kë do të votojnë, ndërsa 4.1 për qind kanë deklaruar se nuk do të votojnë për asnjë nga forcat politike. Por duke llogaritur votat e qytetarëve që tashmë e kanë vendosur për kë do të votojnë, PD-ja merr 44 për qind të votave, ndërsa PS-ja 43.2 dhe LSI-ja 5.7 për qind. 51.3 për qind e qytetarëve të pyetur mendojnë se vendi është duke ecur në drejtimin e duhur.
rezultatet
PD 37,2 për qind
PS 36,6 për qind
LSI 4,7 për qind
G99 2,6 për qind