E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi i IPR Marketing: Palët janë barazim pesë ditë para zgjedhjeveNga TemaNjë sondazh i kompanisë italiane, IPR Marketing, për llogari të televizionit Ora News, më pak se një javë përpara zgjedhjeve arrin në përfundimin se palët kanë vetëm një pi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sondazhi i IPR Marketing: Palët janë barazim pesë ditë para zgjedhjeveNga Tema

Një sondazh i kompanisë italiane, IPR Marketing, për llogari të televizionit Ora News, më pak se një javë përpara zgjedhjeve arrin në përfundimin se palët kanë vetëm një pikë diferencë përpara zgjedhjeve.

Të pyetur si do të votonin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 44.4% e shqiptarëve thonë se vota e tyre do të shkonte për koalicionin “Bashkimi për Integrim”, të udhëhequr nga Partia Socialiste, 47.9% thonë se do të votonin për koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”, të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” e udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim merr 6% të votave, ndërsa koalicioni “Poli i Lirisë” merr 1.5%.

Nga të katër koalicionet, vetëm ai i drejtuar nga LSI ka pësuar një ulje prej 1.5% nga sondazhi i fundit i datës 16 qershor, ndërsa koalicionet e PS dhe PD kanë pësuar një rritje prej gati një% nga sondazhi i fundit. Poli i Lirisë ka mbetur në të njëjtat kuota.

Megjithatë, një pyetje shumë e rëndësishme që u bëhet të anketuarve është ajo se pavarësisht bindjeve tuaja partiake, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Diferenca është e thellë mes atyre që mendojnë se do fitojë PS dhe atyre që mendojnë se do fitojë PD. Kështu, 46% mendojnë se do fitojë PD e vetëm 29% thonë se do fitojë PS. Në fillim të anketimeve që ka bërë kompania IPR, PS kishte një numër shumë më të madh njerëzish që besonin se ajo do ishte fituese.

Kështu, në muajin prill 40% mendonin se do fitojë PS dhe vetëm 33% mendonin se do fitojë PD. Pas tre muajsh situata është krejt e ndryshme, pasi PD ka patur rritje shumë të ndjeshme.

***

37% e shqiptarëve mendojnë se tani në Shqipëri jetohet më mirë, ndërsa 30% thonë se jetohet më keq, e 32% thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq.

Nga këta janë 65% demokratë që mendojnë se jetohet më mirë e 54% socialistë që thonë se jetohet më keq. Ndërsa përqindja e atyre që thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq janë pothuajse njësoj. 29% e socialistëve dhe 26% e demokratëve thonë se nuk jetohet as mirë dhe as keq.

Të pyetur nëse në krahasim me katër vite më parë, jeta e tyre është përmirësuar apo jo, 43% thonë se jeta e tyre është përmirësuar, 35% thonë se është përkeqësuar e 21% deklarojnë se situata është e njëjtë.

Edhe në këtë drejtim, sërish janë demokratët që janë në shumicë të atyre që deklarojnë se jetohet më mirë. 79% e demokratëve ndjehen se janë më mirë se katër vite më parë, ndërsa 61% e socialistëve thonë se janë më keq. Ndërsa ata që janë të mendimit se gjërat nuk kanë ndryshuar, janë 24% demokratë dhe 16% janë demokratë.

Votat për Tiranën

Edhe për kryeqytetin duket se situata ka ndryshuar ndjeshëm nga një sondazh i mëparshëm i IPR që nxirrte fituese Partinë Socialiste dhe koalicionin e saj. Tani ky sondazh i muajit qershor nxjerr përpara koalicionin e drejtuar nga PD.

Koalicioni i PS merr në Tiranë 43.8% të votave, ndërsa koalicioni i PD merr 48.8% të votave. E përkthyer në mandate, PD merr 16 deputetë, kurse PS mund të marrë 14 deri në 15 deputetë.

LSI me 4% në Tiranë mund të marrë një deputet ose dhe asnjë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›