Sondazhi i javës në "Ora News":Ministri Basha më i klikuari

Dosja Basha e hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme ditët e fundit ka sjellë jo pak debate në politikën shqiptare, madje duke rikthyer në vëmendje edhe dosjet ndër vite ndaj njerëzve të pushtetit. Kjo ka qënë pikërisht edhe një nga pikat kryesore të sondazhit të javës në faqen e internetit ora-news.com. Ndër vite kanë qënë disa emra të politkës protagonistë të hetimeve të ndryshme dhe pyetja që shtrohej në fakt në këtë sondazh për lexuesit ishte se kë nga këta protagonistë vlerësonin më shumë. Në krye të renditjes duke qënë edhe personazhi kryesor i ditëve të fundit është renditur i akuzuari më i fundit, Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha i cili ka marrë një numër të madh votash duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme kolegët e tij. Basha ka triumfuar përballë ish-kryeministrave Nano e Meta që gjithsesi janë renditur menjëherë pas tij. Ish-kreu i PS Fatos Nano ka qënë protagonist i disa klikimeve që e kanë renditur të dytin, ndërkohë që menjëherë pas tij vjen kryetari i LSI, ish-kryeministri tjetër socialist Ilir Meta që ka marrë një numër të madh votash. Azem Hajdari një prej figurave të rëndësishme të demokracisë shqiptare i vrarë në vitin 1998 është vlerësuar në vend të katër me një diferencë të vogël votash nga dy ish-kryeministrat socialistë. Një shkëputje tëq madhe në renditje kanë pasur dy drejtuesit e periudhes komuniste Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha të cilët kanë marrë një numër të vogël votash por që gjithsesi kanë lënë pas ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.