E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi/Bullgarët, evropianët më të palumtur

Bullgarët janë njerëzit më të palumtur të Evropës, sipas Sondazhit të dytë të Cilësisë së Jetës Evropiane të BE, rezultatet e të cilit u raportuan të mërkurën. Agjensia kërkimore me bazë në Dublin, Eurofound kreu sondazhin nga shtatori 2007 në shkurt 2008. Ai përfshin përgjigjet e 35 mijë vetave në 27 shtetet anëtare të BE, në vendet kandidate të BE: Kroaci, Maqedoni dhe Turqi, si dhe në Norvegji. Bullgarët zënë fundin e listës me 5 pikë për të qënit të lumtur dhe 5.8 për të kënaqurit nga jeta, në një shkallë 5 deri në 10 pikë. Maqedonasit vinin pak përpara me 6.3 për të qënit të lumtur dhe 7 për kënaqësinë nga jeta. 12 vendet që u bashkuan me BE që nga 2004, quajtur "NMS12" morën mesatarisht 7.2 pikë për të qënët të lumtur dhe 6.5 pikë për kënaqësinë nga jeta. Sipas sondazhit, danezët janë populli më i lumtur i Evropës. Anketuesit e spjegojnë që lumturia është një kategori e drejtuar ndërsa kënaqësia nga jeta lidhet me kushte të tilla si të ardhurat dhe statusi i punësimit. Rezultatet nuk janë të papritura. Bullgaria ka GDP më të ulët për frymë brenda Bashkimit, në 37% të mesatares së BE, thoshte sondazhi. Turqia dhe Maqedonia kanë GDP më të ulët për frymë në tërësi. Megjithatë, të ardhurat për familje në Turqi janë pak më të larta se në Bullgari e Rumani, duke u ngjitur në 35% të mesatares së BE. Përveç kësaj, "dallime të konsiderueshme të ardhurash dalin që brenda vendeve", gjente Eurofound. Ajo rreshtonte Turqinë dhe Maqedoninë si të kishin pabarazinë më të madhe të të ardhurave. "Të ardhurat totale të marra nga 20% e familjeve më të kamura është rreth dhjetë herë më e lartë se ato të marra nga 20% e popullsisë me të ardhura më të ulta," thoshte ajo. Pabarazia e të ardhurave është më e ulta në Danimarkë, Slloveni, Bulgari dhe Suedi. Niveli i të ardhurave është i lidhur me faktorë të tjerë, të tilla si statusi i punësimit, niveli i edukimit, statusi shëndetësor, mosha, gjinia, përmasa dhe përbërja familjare. "Njerëzit e papunë në BE kanë të ardhura të barazuara familjare që shkojnë në vetëm rreth gjysmën e atyre që janë të punësuar apo të vetëpunësuar," spjegonin anketuesit. "Në NMS12, njerëzit e papunë marrin mesatarisht një mesatare 60% të mesatares së të ardhurave të personave të punësuar." Në vendet kandidate të BE ky proporcion është rreth dy të tretat. Mbi 80% e shtetasve të vendeve anëtare të BE e quajtën shëndetin si një kriter kyç për cilësinë e jetës. Më tepër se dy të tretat e normuan shëndetin e tyre si shumë të mirë apo të mirë, 24% e shihnin atë si njëfarsoj dhe 9% të keq apo shumë të keq. Përqindja më e lartë e njerëzve që e quajnë shëndetin e tyre të keq apo shumë të keq janë të gjithë në NMS12 dhe në vendet kandidate të BE: Lituania 20%, Hungaria 19%, Kroacia 19% dhe Bullgaria 15%. Të përgjigjurit nga vendet nordike dhe Hollanda shprehën nivelet më të larta të besimit në njerëzit e tjerë në vendet e tyre. Banorët në Qipro raportuan nivelet më të ulta të besimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›