E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi i Oksfordit: Tuxhman, më legjitim e më pak fashist sesa Milosheviçi

Publikimi, botues i të cilit është Oxford University Press, shqyrton historinë e fenomenet e ultranacionalizmit, fashizmit dhe djathtizmit, ndërsa një kapitull të veçantë ia kushton analizës së ish-presidentëve të Serbisë dhe Kroacisë. Në publikimin për fashizmin përkujtohen ardhja e Milosevicit në pushtet dhe një sërë tubimesh nacionaliste që ai i organizoi.Ato tubime për Milosevicin ishin njëlloj “marshimi drejt Romës”, ngase ai fuqinë e arriti me ndihmën e masave dhe përmes frikësimeve, thuhet në publikim. Tutje, në publikim thuhet se kjo gjë pastaj nxiti luftërat pushtuese, gjatë të cilave sistematikisht u kryen masakra dhe pastrime etnike të popullatës së Kroacisë dhe BeH, por edhe u themeluan llogore të përqendrimit. Milosevic në fund ra, sepse, sikurse Hitleri dhe Musolini, as ai nuk mundi të ndalte llavën e nacionalizmit që e kishte nisur vetë; kurrë nuk arriti të pushonte në kurora dafinash, por i duhej që vazhdimisht të shkaktonte kriza dhe të fillonte konflikte me kundërshtarë gjithnjë e më të fuqishëm, derisa nuk e shkatërroi vetveten, thuhet në publikimin e Oxford. Regjimi i Franjo Tudjman po ashtu kishte afinitete ndaj fashizmit. Përderisa formalisht propagandonte trashëgiminë titiste, Tudjman tentonte të integronte disa elemente ustashe brenda synimit të proklamuar si “pajtim kombëtar”. Përkujtohet pastaj se valutë kroate u bë Kuna, njësoj si në kohën e Ante Pavelic, por edhe deklarata e Tudjman se “Shteti i Pavarur Kroat nuk ishte vetëm një krijim kuisling dhe krim fashist, por edhe pasqyrë e aspiratës historike të kroatëve për të pasur shtet të vetin”. Në këtë kontekst, siç thuhet në publikim, Tudjman dhe HDZ ishin
më të gatshëm se Milosevic për të përqafuar trashëgiminë fashiste nga Lufta e Dytë Botërore. Tudjman dhe HDZ në Beh bënë luftë që, para së gjithash, ishte kundër myslimanëve, dhe që gjithashtu përfshinte edhe masakrat dhe dëbimin e boshnjakëve dhe serbëve, si dhe kampet e përqendrimit. Në krahasimin e Milosevic me Tudjman, në publikim, përveç konstatimit se Tudjman ishte “më pak fashist”, theksohet se ai megjithatë ishte edhe person shumë më i qetë. Gjithashtu, thuhet se Tudjman nuk erdhi në pushtet pas tubimeve nacionaliste, dhe se ai, shumë më herët se Milosevic, kishte shfrytëzuar dhunën ndaj Kundërshtarëve politik, ndërkohë që zgjerimin territorial synoi ta arrinte përmes marrëveshjes, e jo përmes mobilizimit nacionalist. Në publikimin e Oxford, si përfundim thuhet se “dallimi në karakteret politike mund të sqarojë pastaj edhe fatet e tyre të ndryshme: Tudjman vdiq si president, ndërkaq pas vdekjes së tij HDZ i humbi zgjedhjet”. Tjetri vdiq në Hagë, si i dyshuari kryesor për luftërat në ish-Jugosllavi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›