Desada Metaj bëhet nënë, vjen në jetë Andrea
20 prilli ka qenë një ditë e lumtur për kryeredaktoren e emisionit “Opinion” dhe folësen e lajmeve në televizionin “Klan”. Ka ardhur në jetë Andrea, fëmija i saj i parë, duke realizuar kështu ëndrrën më të madhe të çdo gruaje, për t’u bërë nënë. Gjatë procesin të lidhjes ka asistuar doktoreshë Rubena Moisiu, e cila njihet edhe si vajza e ish-presidentit Alfred Moisiu. Sipas miqve, Desada ka pasur një lindje normale dhe gjithçka ka shkuar për bukuri. Emri Andrea është zgjedhur prej Desadës dhe bashkëshortit të saj në kujtim të gjyshit të këtij të fundit. Ne i urojmë Desadës jetë të gjatë bebit të saj, Andreas!