E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rizgjidhni modelin e PD, është më i miri

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, vijoi takimet dje në Qarkun e Elbasanit, duke u ndalur në Komunën Skënderbegas. Ai kërkoi rimandatimin e demokratëve në pushtet, duke theksuar se alternativa boshe e Edi Ramës, e bazuar vetëm në shpifje e trillime, nuk mund të përballet me alternativën e zhvillimit dhe integrimit të mazhorancës së djathtë që, në vetëm 3 vjet e 8 muaj, arriti ta ndryshojë Shqipërinë. Në fjalës e tij, Basha tha se "kjo zgjedhje midis modelit të suksesit të Kryeministrit Berisha, që e futi Shqipërinë në NATO dhe që po e fut në Evropë, që do të garantojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë për tek familjarët e tyre në Greqi apo Itali apo kudo tjetër në Evropë, pa viza, ky model do të testohet më 28 qershor. Dhe përballë, ka një model bosh, premtimesh boshe, fjalësh boshe dhe një model të dështuar, siç e kanë parë tashmë qytetarët e Tiranës". "Të gjithë, tha ministri Basha, që nga më të rinjtë e deri te më të moshuarit, janë sot dëshmitarë të zhvillimit të madh që ka pësuar ky vend, ndërsa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, janë sot krenarë për vendin e tyre".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›