Sori, lider i protestës së Dukatit

Shpirti i tij i lirë dhe "rebel" duket se nuk ka qenë vetëm pjesë e lojës. Teksa një vit më parë ka fituar simpatinë e publikut shqiptar në ambjentet e mbyllura të "BB2", për performancën e tij, Sori ka vijuar protagonizmin e vet edhe jashtë kornizave të show-t mediatik.
Fituesi i këtij edicioni, Qetësor Feruni, nuk ka munguar në jetën sociale shoqërore të krahinës së vet. Pak ditë më parë, ai ishte pjesë e një proteste të fshatit Dukat për pronat. Sori ka qenë në ballë të protestës, e cila ka shënuar një pjesmarrje të konsiderueshme, duke u përfshirë tek pjesa e liderve të saj.
Protesta ka mbledhur një numër të madh të rinjsh, të cilët bashkërisht kërkuan zgjidhje për pronësinë e tokës. Sori ka dalë në protestë me gjithë djalin e tij, ndërsa përgjatë këtij viti ka qenë pjesë edhe e aktiviteteve të tjera në qytet dhe zonës bregdetare ku ai banon.
Jetmiri dhe Rezi dhe... historia vazhdon
Jetmiri, jo vetëm që fitoi "BB", por edhe zemrën e kosovares, flirt që ishte bërë i dukshëm qysh në ditët e serialit të "BB 3 Albania". Ndërsa nuk kanë munguar edhe dyshimet për këtë, Jetmiri ka preferuar t'ia lërë gjithçka kohës sa e besueshme ka qenë dashuria e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Çifti është parë jo vetëm një herë në Vlorë.
Dy të rinjtë, mjaft elegantë, nuk kanë munguar të frekuentojnë së bashku edhe ambjentet e jetës së natës në qytetin bregdetar. Fundjava e fundit i ka bashkuar ata në një nga club-et e hapur të bregdetit, në një mega parti. Jetmiri me ..., janë përshëndetur me miq, por edhe me të tjerë dashamirës të tyre, të cilët kanë përfituar të bëjnë edhe foto me çiftin.
Të dy të rinjtë kishin veshur veshje të çelta, ku spikaste eleganca e kosovares. Ata nuk kanë hezituar të defrehen nën tingujt e muzikës latine dhe house, ndërsa kanë qenë në shoqërinë e disa të afërmve dhe miqve të Jetmirit.