Sorra, më i miri i ‘Pavarësisë’

Boksieri nga Shqipëria, Fatjon Sorra (+91 kg) është shpallur boksieri më i mirë i turneut ‘Pavarësia’, që është mbajtur të shtunën në Prishtinë, eveniment ky i organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në këtë turne kanë marrë pjesë përveç boksierëve kosovarë, edhe garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sanxhaku. Në kuadër të këtij evenimenti u zhvilluan nëntë meçe. Fatjon Sorra është shpallur boksieri më i mirë, pasi ka fituar në meçin ndaj boksierit kosovar Mehmet Asllani.
Kurse boksierja më teknike e këtij turneu është shpallur Fatlume Ahmeti nga Kosova, derisa çifti më luftarak është përzgjedhur ai ndërmjet Alban Bermeta nga Shqipëria dhe Dragan Roganoviç nga Mali i Zi. Epiteti i boksierit më fair-play i ka takuar Fakis Gorqeviq nga Sanxhaku.
Rezultatet
Parameç
60 kg - H. Qollakoviq (Sanxhaku) - G. Gashi (Kosova) 2:0
Femrat
57 kg - S. Sadikova (Maqedonia) - F. Ahmeti (Kosova) 0:2 (ndërprerje në rundin e tretë)
Meshkujt
75 kg - Sh. Bega (Shqipëria) - K. Murseli (Kosova) 0:2
57 kg - A. Fredi (Maqedonia) - E. Kabashi (Kosova) 1:1
60 kg - M. Ibrahimi (Maqedonia) - L. Zeqiri (Kosova) 0:2
69 kg - F. Gorqeviq (Sanxhaku) - M. Shabani (Kosova) 0:2 (ndërprerje në rundin e dytë)
75 kg - A. Bermeta (Shqipëria) - D. Roganovic (Mali i Zi) 0:2
81 kg - R. Emërllahu (Maqedonia) - B. Sejdiu (Kosova) 0:2 (ndërprerje në rundin e dytë)
+91 kg - F. Sorra (Shqipëria) - M. Asllani (Kosova) 2:0