Fondacioni Pelod, në shërbim të kulturës
Qendra e artit dhe kulturës Dea, është ngritur prej katër vitesh në qytezën e Ksamilit, me financimin e familjes Dizdari dhe administruar po prej çiftit, pianistes Arjana dhe kompozitorit të njohur të dorëhequr nga politika e të rikthyer në jetën kulturore e artistike Limoz Dizdari.
Dje në mjediset e kësaj qendre janë thirrur përfaqësues të komunitetit dhe intelektualë të qytezës me temë për ta kthyer këtë qendër, përmes bashkëpunimit, në një qendër të nxitjes, inkurajimit dhe kultivimit të vlerave kulturore e artistike në këtë skaj të vendit. Lajmi i mirë i dhënë nga vetë drejtuesi i qendrës Limoz Dizdari ka qenë për krijimin dhe Fondacionit Kulturor Pelod me anëtarësimin e figurave dhe personaliteteve të njohura në fushën e kulturës, artit, të publicistikës dhe menaxhimit të artit etj. Disa nga figurat e anëtarësuar në fondacionin Pelod, që kanë konfirmuar anëtarësimin në fondacionin e ri janë prof. Neritan Ceka, arkeolog, violinisti i shquar Ibrahim Madhi, Leonard Demi, diplomat dhe politikan, Stefan Çipa, deputet i zonës , prof. Robert Radoja, pianist i nivelit europian, Kreshnik Tartari, trajneri i talentuar i volejbollit të femrave dhe ish zv/Ministër i Kulturës, Muharrem Kapllani ish zv/ministër dhe këshilltar i Presidentit, analisti dhe profesori Henri Çili etj. Të cilët do të japin kontributin e tyre të çmuar në promovimin e vlerave historike, kulturore e artistike në rajonin e Ksamilit, Sarandës, Butrintit e më gjerë. Pelod, është emri i thirrur në antikitet i Liqenit të Butrintit, nga i cili laget Gadishull i Ksamilit. Me këtë emër është pagëzuar përveç fondacionit më të ri, i formuar e emra nga më të njohur të jetës shqiptare, ka dalë në qarkullim për lexuesit edhe gazeta periodike Pelod