E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Për një ndryshim në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 "Për Akcizat", ndryshuar me ligjin nr.9041, datë 27.3.2003". Në kuadrin e programe

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Për një ndryshim në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 "Për Akcizat", ndryshuar me ligjin nr.9041, datë 27.3.2003".

Në kuadrin e programeve të qeverisë për mbrojtjen e ambjentit, si dhe për të plotësuar kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për dhënien e kredive për ndërtimin e rrugëve, është gjykuar diferencimi i nivelit të akcizës së benzinës duke u bazuar në përmbajtjen e plumbit.

Sipas kritereve të BE-së, kërkohet që benzina pa plumb e cila ndot më pak ambjentin të ketë një çmim jo më pak se 5% më të ulët se benzina me plumb. Në këtë konteks diferencimi i nivelit të akcizës: 34 lekë/litri me plumb dhe 30 lekë/litri për benzinën pa plumb, krijon kushte për plotësimin e kriterit të mësipërm, si dhe do të ndikojë në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit nga benzina me plumb.

Gjithashtu, është propozuar heqja nga lista e akcizës e gazit të lëngshëm. Ligji ekzistues "Për Akcizën", përjashton gazin e lëngët që përdoret nga popullata për ngrohje dhe vendos akcizë prej 30 lekë /kg për gazin e lëngët që përdoret në automjete. Por meqënëse sasia e gazit të lëngshëm që përdoret për automjete është shumë e vogël krahasuar me gazin që përdoret për ngrohje dhe me kapacitetet tona administrative është e pamundur të shmangen abuzimet dhe të kontrollohet e administrohet veçmas gazi i lëngët që përdoret për automjete, mendohet se është më e drejtë heqja e gazit të lëngët nga lista e mallrave që akcizohen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›