E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha bëri homazhe në nder të personalitetit të njohur, Zotit Perikli Teta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Kryeministri vlerësoi lartë figurën d

Sot, Kryeministri Berisha bëri homazhe në nder të personalitetit të njohur, Zotit Perikli Teta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kryeministri vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e Zotit Teta, si në jetën politike, edhe në atë ushtarake të vendit, duke u shprehur: "Sot ne ndahemi nga një personalitet i shquar, që ka kontribute të mëdha reale në jetën politike dhe ushtarake të vendit. Në të gjithë veprimtarinë e tij ka spikatur përkushtimi i madh në detyrë, dashuria dhe respekti për bashkëpunëtorët e tij, kompentenca në shqyrtimin e problemeve, atdhetaria e tij.

Zoti Teta lë në memorien e të gjithë atyre që e kanë njohur, një kujtim shumë pozitiv, të çmuar dhe të vlerësuar"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›