E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas tubimit përkujtimor me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesimit të gazetarëve, bëri këtë

Pas tubimit përkujtimor me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesimit të gazetarëve, bëri këtë koment në lidhje me Kosovën:

Pyetje: Zoti Berisha, cili është mesazhi juaj për momentet që po kalon Kosova?

Kryeministri: Ky përvjetor e gjen Kosovën më afër se kurrë në realizimin e ëndrrës së popullit të Kosovës, projekt i Ibrahim Rugovës dhe popullit të saj për liri, dinjitet dhe pavarësi. Jemi në prag të shpalljes nga Presidenti Ahtisari të projektit për statusin final të Kosovës dhe jam i bindur se ky projekt i përmbahet realitetit të Kosovës dhe të ardhmes së Kosovës evropiane. Në këtë kontekst, unë ftoj qytetarët e Kosovës dhe udhëheqjen politike të mbështesin Presidentin Ahtisari në projektin e tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›