E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Me brazilin, tekniku i Koresëhabit botën: Fitojmë ne!

JOHANESBURG-Ka qenë një deklaratë vërtetë surprizë ajo e bërë dje nga trajneri i Koresë së Veriut Kim Jong-Hun. Skuadra e tij do të përballet sot në mbrëmje me Brazilin dhe në të vërtetë duket si një ndeshje mes Davidit dhe Golias, por Jong-Hun ka një besim të verbër tek futbollistët e tij. "Grupi ynë është shumë i fortë, por në futboll nuk fiton gjithnjë më i miri", deklaroi ai. Përballë sot është Brazili, por trajneri koreano-verior shkon më tej: "Do të bëjmë më të mirën tonë. E dimë se kemi nevojë për të fituar për të arritur në fazën tjetër, kështu që nuk na bëhet vonë se kundër kujt luajmë. Duhet të synojmë tre pikët. Brazili është shumë i fortë, por ne kemi taktikën", tha ai. Një deklaratë tepër optimiste për trajnerin aziatik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›