E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Shtetëroresot provimi iMatematikës

TIRANE-Maturantët do t'i nënshtrohen gjatë ditës së sotme, provimit të dytë me detyrim, Matematikës. Testi i njohurive për këtë lëndë, ku do të marrin pjesë 37 500 maturantë, do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30, kur fletët e plotësuara do të mblidhen dhe do shpër-ndahen në katër qendrat e korigjimit të Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës. Provimi i Matematikës përmban 25 pyetje, të cilat janë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa. Në total, të rinjtë duhet të grumbullojnë 50 pikë. Ndërkohë që përgjigjet e provës së dytë të maturës 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga maturanti për kërkesën përkatëse, mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve. Vlerësimi i për-gjigjeve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës, AVA shpall skemën e vlerësimit të testit. Testet e provimit të Maturës vlerësohen nga vlerësues të jashtëm.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›