Ngjarja tek Ushtarakutentoi të vrasë mjekune ndau nga e shoqja
TIRANE-Një 40-vjeçar ka kërcënuar të vrasë mjekun Besim Lami në klinikën e specialiteteve në Spitalin Ushtarak, mesditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në korridorin e katit të tretë, ku Arben Nikoçi, ish-polic i repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka qëlluar plot katër herë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të jetë një kanosje për mjekun Lami, për vetë faktin se Nikoçi ka qenë i stërvitur në përdorimin e pistoletës gjatë kohës që ishte në uniformë, dhe nëse do kishte pasur qëllim ta vriste, nuk do të gabonte kurrë në atë distancë të shkurtër. Nikoçi mësohet se e kishte kërcënuar edhe një herë tjetër para një viti mjekun se do ta vriste. Burimet policore përjashtuan që ngjarja të kishte lidhje me profesionin e mjekut. Sipas të njëjtave burime, Nikoçi e akuzonte Lamin se kishte qenë ai shkaku i divorcit me të shoqen një vit më parë. Nikoçi kishte pretenduar se kishte vërtetuar komunikime telefonike mes mjekut dhe së shoqes. Autori ka mundur të hyjë e të dalë mjaft lehtësisht nga Spitali Ushtarak, edhe pse i armatosur.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)