E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e jashtëm të BE mblidhen në Luksemburg, Ashton: Zgjidhni sa më shpejt krizën

Këshilli i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian shpreh shqetësimin për situatën politike në Shqipëri të krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Shefat e diplomacisë europiane bëjnë thirrje për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës ndersa shprehin keqardhjen që nisma e krereve te grupeve parlamentare europiane, e mbeshtetur edhe nga perfaqesuesi i lartë i BE, Fule, nuk ka gjetur ende zbatim ne Shqiperi.

Kjo deklarate u artikulua edhe nga perfaqësuesja e lartë për politike të jashtme ne BE, Catherine Ashton.“Te gjithe jemi te interesuar te dime se ç’do te ndodhe me nismen e dy krereve te grupeve parlamentare evropiane. Ne kerkojme te arrijme nje zgjidhje, ne duam qe te nxitet perpara kjo zgjidhje. Duam qe Shqiperia te jete ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian”, deklaroi Ashton.

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE inkurajon më tej autoritet shqiptare të vazhdojnë me reformat e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit. Ata folën edhe për liberalizimin e vizave. Ata mirëpritën arritjet e Shqipërisë në realizimin e kritereve, ndërsa bën me dije se parlamenti europian do të marrë një vendim sapo komisionin të vërtetojë se gjithë kriteret e vendosura janë realizuar me sukses.
Elona Mamushi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›