E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padit kryeministrin per kercenim

Socialistet depozituan ne prokurori denoncimin per kryeministrin Sali Berisha per kercenimet ndaj deputetetit Taulant Balla ne seancen e para dy viteve ne parlament. Deputeti Saimir Tahiri pas denoncimit i kerkoi prokurorise te nise procedurat per heqjen e imunitetit te Sali Berishes.

“Kam ardhur këtu në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për të bërë një kallëzim penal ndaj shtetasit Sali Ramë Berisha, njëkohësisht Kryeministër i vendit. Kemi gjithë besimin që Prokuroria e Përgjithshme do të nisi hetimin penal me shpejtësi dhe me efikasitet duke kërkuar heqjen e imunitetit të z. Berisha dhe ndjekjen penale ndaj tij” tha Tahiri.

I pyetur per vonesen prej dy vjetesh nga ngjarja ne kuvend Tahiri tha se socialistet kishin shpresuar qe prokuroria t’I niste vete hetimet pa nevojen e nje denoncimi.

“Jo nuk kemi pritur dy vjet. Ne ndërkohë kemi paraqitur pranë prokurorisë të gjitha ankesat tona ndaj kryeministrit të vendit dhe gjithashtu vepra penale e konsumuar prej tij, pra kanosja dhe fyerja për shkak të detyrës, është një vepër penale të cilën prokuroria mund ta kishte filluar hetimin edhe vetë me iniciativën e saj, pa pritur për Partinë Socialiste të bënte këtë kallëzim.
Gjithsesi ne kemi paraqitur shumë kallëzime penale ndaj kryeministri Berisha, të cilat deri më sot nuk kemi informacion dhe njoftim. Siç presim njoftim dhe informacion për ato kallëzime penale të paraqitura deri më sot nga Partia Socialiste, ashtu presim që edhe për këtë kallëzim ndjekja penale të fillojë pa humbur kohë” tha Tahiri.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 qershor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›