E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Ministri i Shtetit për Koordinimin, z. Marko Bello zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Italiane në Tiranë, z. Janucci. Ministri Bello pasi falenderoi Ambasadorin për mb

Sot, Ministri i Shtetit për Koordinimin, z. Marko Bello zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Italiane në Tiranë, z. Janucci.

Ministri Bello pasi falenderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësimet pozitive për përpjekjet e qeverisë shqiptare nga ana e Qeverisë Italiane, bëri një përshkrim të punës së strukturave të qeverise shqiptare në drejtim të luftës dhe parandalimit të trafiqeve të paligjshme dhe vecanërisht atij të qënieve njerëzore, si dhe të masave dhe iniciativave të ndërmarra së fundi për të garantuar efikasitetin dhe suksesin e këtyre përpjekjeve, sic është vënia në funksionim e Task Forcës kundër Krimit të Organizuar dhe partimi i legjislacionit antimafia.

Gjithashtu, ministri Bello shprehu nevojën për një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë të punës së strukturave shtetërore dhe vecanërisht të policisë së shtetit, prokurorisë dhe shërbimit informativ, për të garantuar jo vetëm bllokimin e skafeve dhe arrestimin e trafikantëve, por edhe ndjekjen penale, dënimin maksimal të tyre dhe shkatërrimin e prapavijave dhe burimeve të tyre financiare.

Ambasadori Janucci shprehu vlerësimin për punën dhe arritjet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare dhe angazhimin e qeverisë së vendit të tij për të vazhduar asistencën për Shqipërinë, si dhe theksoi se lufta kundër trafiqeve mbetet një prioritet i Qeverisë Italiane.

Gjithashtu, Ambasadori Italian siguroi ministrin Bello për mbështetjen dhe asistencën e Qeverisë Italiane në realizimin e projekteve të Qeverisë Shqiptare me shtrirje në zonat veri-lindore të Shqipërisë, me qëllim reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve dhe të nivelit të jetesës në këto zona.

Në përfundim të takimit Ambasadori Janucci ftoi ministrin Bello të zhvillojë një vizite në Itali, për të kontaktuar me përfaqësues të Qeverisë Italiane të angazhuar në luftën anti-trafik, përfaqësues të Prokurorisë, të Sistemit Gjyqësor, etj, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkepunimit në kuadër të luftës kundër trafiqeve illegale.

Ministri Bello siguroi edhe njëherë Ambasadorin Janucci për vullnetin politik dhe angazhimin e Qeverisë për të crrënjosur nga realiteti shqiptar të gjitha format e trafiqeve të paligjshme dhe theksoi se Qeveria Shqiptare do të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm për të garantuar vazhdimësinë e progresit në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›