E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, z.Blendi Klosi, organizoi një takim të zgjeruar të Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore. Duke analizuar raport

Sot, Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, z.Blendi Klosi, organizoi një takim të zgjeruar të Komitetit Shtetëror të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore.

Duke analizuar raportin aktual për ecurinë e zbatimit të strategjisë për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore mund të deklarojmë se janë bërë perpjekje të konsiderueshme dhe janë arritur rezultatet e objektivat e pritshme nga fazat e para te strategjisë, të cilat janë përshëndetur dhe vleresuar edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Tashmë, në Shqipëri kemi njësi dhe struktura të konsoliduara dhe të përgjegjshme për rëndësinë që ka lufta ndaj ketij fenomeni negativ, gjë që u provua gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në takim, Ministri Klosi falenderoi në mënyrë të vecantë përfaqësuesit ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësimet pozitive për përpjekjet e qeverisë shqiptare.

Në këtë takim u miratua Plani i ri i Veprimit: Shtator 2003-Shtator 2004 i Luftës kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore, i cili përbën fazën e tretë të zbatimit të strategjisë kombëtare dhe përmban një sërë veprimesh konkrete per tu realizuar gjatë periudhës 2003-2004:

1. Strategjia e Task Forcës së Krimit të Organizuar dhe vënia në funksionim e Gjykatës së Krimeve të Rënda;

2. Ligji për Mbrojtjen e Dëshmimtareve dhe Gjykata e Krimeve të Rëda;

3. Mbrojtja e dëhmimtarit në gjykatë përmes amendimit të Kodit të Procedurës Penale, Programit për Mbrojtjen e Deshmimtareve dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda;

4. Aktivizimi I Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmimtareve në Ministrinë e Rendit Publik, dhe propozimi I bërë për standartizimin e procedurave fillestare, të marrjes në pyetje nga polica, vleresimi nga prokuroria për personat e trafikuar në qendrën e Linzës, (IOM), dhe në qendrën pritëse të Vlorës dhe jo në komisariatet e policisë në rrethe;

5. Funksionimi i Qendrës së Linzeë si një qendër multi-funksionale dhe negociatat për të arritur një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe prokurorisë në vazhdën e Ligjit për hartimin e një Programi mbi Mbrojtjen e Dëshmimtarëve, procedurat e mbrojtjes në gjykatë, Ligjit për Gjykatën e Krimeve të Rënda, Strategjinë e TFKO;

6. Bashkepunimi rajonal dhe ndërkombëtar, bashkëpunimi I gjyqësorit dhe mbrojtjes së dëshmimtarit, e cila cilësohet si një komponent plotësues thelbësor me atë të përpjekjeve të tjera të bera ne vend;

7. puna e bërë nga Njësia për Mbrojtjen e Viktimës, dhe rritja e efikasitetit të analizës së informacionit, vleresimit si një alternativë për raste të vecanta gjykimi.

Në takim morrën pjesë dhe perfaqësues të institucione ndërkombëtare, si ambasada e SHBA, BE, IOM, UNHCR, OSBE, UNICEF, Save the Children, etj., të cilët përshëndetën këtë iniciativë të re të qeverisë dhe shprehën edhe njëherë angazhimin e tyre për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë Shqiptare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›