Sot PD-ja mbledh aleatët për reformën zgjedhore
Partitë e vogla parlamentare të spektrit të maxhorancës do të mblidhen sot për të diskutuar rreth debatit të reformës zgjedhore. Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryetarit të saj dhe njëkohësisht kryeministrit Sali Berisha, që të mblidhen dhe të diskutojnë rreth mosmarrëveshjeve që kanë lindur për reformën zgjedhore. Partia Demokratike është shprehur e gatshme për të mbështetur propozimin e Partisë Socialiste për të përzgjedhur sistemin rajonal proporcional, ndërkohë që kjo mbështetje bie ndesh me qëndrimin e aleatëve të vegjël të PD-së, të cilët së bashku edhe me partitë e tjera të vogla të Parlamentit, kanë nënshkruar një deklaratë ku mbështesin sistemin proporcional të personalizuar.
14 Mars 2008