E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita botërore e Holokaustit, ceremoni për 65-vjetorin e çlirimit të Aushvicit

Uashington, 27 janar, NOA Sot e gjithë bota
përkujton Holokaustin, pasi që nga janari i vitit 2005, 27 janari është caktuar
nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita ndërkombëtare e përkujtimit të tij. Ai përbënte një fushatë represive dhe shfarosëse, e cila u zbatua para dhe
gjatë Luftës II Botërore nga nazistët kundër popullatës hebreje, duke shkaktuar
zhdukjen e 6 milion personave të kësaj të fundit.

Në Poloni me rastin e 65-vjetorit të çlirimit
të kampit nazist të vdekjes Aushvic do të zhvillohet një ceremoni ku të
mbijetuarit nga kampi, veteranë sovjetikë të luftës dhe kryeministri i
Izraelit, Benjamin Netanjahu janë ndër të pjesëmarrësit në ceremoni.
Aushvici u çlirua nga armata sovjetike në 27 janar 1945, kamp nga i cili rreth
1.1 milion njerëz u zhdukën, 90 % nga të cilët ishin hebrej që u vranë në
dhomat e gazit.

Gjatë vitit 1933, qeveria gjermane nxori 42
ligje kundër hebrenjve duke iu kufizuar atyre të drejtat qytetare, ato të
punës, të arsimimit duke urdhëruar largimin nga administrata  shtetërore. Një vit më pas, sërish qeveria
gjermane hodhi në veprim 19 ligje të tjera kundër hebrenjve, ndërsa në vitin
1935 ato u shtuan edhe me 29 ligje të tjera, përfshirë edhe ndalimin e
martesave midis hebrejve dhe jo-hebrejve si edhe zhvlerësimin e qytetarisë
gjermane për hebrenjtë dhe ato me origjinë të tillë. Këto do ishin masat e para
represive ndaj kësaj popullate të shpërndarë në gjithë Evropën, duke kulmuar në
10 nëntor 1938, ku në çdo qytet e fshat, sipas një plani të ndërtuar kohë më
parë, trupat e sulmit dhe rinia naziste sulmuan, shkatërruan, dogjën, thyen e
dhunuan çdo gjë që ishte hebraike.

Më tej, gjatë Luftës II Botërore e deri në
fund të saj u aplikuan edhe dërgimet e tyre në kampe përqendrimi të cilët u
kthyen në kampe shfarosje për ta.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›