E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mbetet "pezull" nga greva e përgjithshme

Transporti urban dhe shër
bimet publike janë paralizuar
në Greqi dhe mijëra
persona kanë dalë rrugëve në
protestë. Shkaku i marshimeve
masive në qendër të
Athinës ka qenë pakënaqësitë
në lidhje me
privatizimet si dhe reformat
në sistemin e pensioneve.
Grupe njerëzish kanë qenë
më të acaruar, duke hedhur
ndaj policisë gurrë dhe shishe.
Megjithatë, nuk ka lajme
për të plagosur dhe pjesa më
e madhe e grumbullimeve ka
përfunduar paqësisht. Zyrat
publike në të gjithë vendin u
mbyllën dhe mijëra vetë i janë
bashkuar grevës kombëtare
e thirrur nga sindikata të ndryshme
që përfaqësojnë 2.5
milionë njerëz. Rreth 2000 fluturime
kombëtare dhe
ndërkombëtare janë pezulluar,
si dhe shumë trena dhe
autobusë nuk kanë funksionuar
siç duhet. Edhe stafi i spitaleve
shtetërore ka punuar i
reduktuar, ndërkohë që shkollat
dhe universitetet kanë
qenë pa përjashtim të mbyllura.
Grevës iu bashkuan
edhe punonjësit e bankave,
gazetarët dhe inxhinierët.
Gjatë ditës së djeshme vendi
është paralizuar thuajse
plotësisht. Kundërshtitë kryesore
janë kundër projektbuxhetit
të vitit 2009 që do të
dërgohet këtë javë në parlament.
Një pjesë e kërkesave
ishte dyfishimi i pagës minimale,
ndërsa të tjerë i cilësuan
paketat e shpëtimit të
qeverisë për bankat në vështirësi
si mbështetje ndaj kapitalistëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›