E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot gjysma e Jugut pa drita

 

Rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike në disa qytete të vendit. Këtë herë shkak për mungesën e energjisë elektrike janë punimet në linjën 220 kv Rrashbull-Tiranë. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ditën e sotme duke nisur nga ora 12:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 220 kv Rrashbull-Tiranë. Si pasojë e këtyre punimeve energjia elektrike do të mungojë për tri orë rresht në disa qytete të vendit. Bëhet fjalë për qytetin e Durrësit, Kavajës, Vlorës, Lushnjës dhe Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›