E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC hedh në treg ofertën e re

 

Të gjithë abonentët What's Up, me ofertën What's Up Vitamina, shijojnë përfitime dhe kursim në telefonata, SMS dhe MMS. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj What's Up, duke filluar nga 6 shkurti e gjatë gjithë muajit, përfitojnë paketën me 700 minuta kohë bisede me çmim vetëm 500 lekë (pa TVSH). 700 minutat vlejnë për telefonatat brenda komunitetit What's Up dhe duhen konsumuar brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Paketën me minuta mund ta blini vetëm nëpërmjet menysë AMC Easy (#100# buton telefonate). Për më tepër, abonentët e rinj What's Up mund të blejnë numrin What's Up me çmimin 500 lekë (me TVSH) dhe përfitojnë 400 SMS e 200 MMS falas si dhe 400 lekë kohë bisede fillestare. Këto SMS dhe MMS vlejnë brenda komunitetit What's Up brenda 30 ditëve nga dita e aktivizimit. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një periudhë kohe të pacaktuar, duke filluar nga 6 shkurti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›