Strategji e re për kërkimin shkencor
Strategji e re sektoriale për Kërkimin Shkencor. Ky është drafti më i ri, i cili do të ndihmojë në zhvillimin teknologjik dje inovacionin. Gjithçka u bë me dije dje në një konferencë të organizuar me mbështetjen e UNESCO-s dhe ekspertëve të saj. Përmes Zyrës Rajonale në Venecia, që prej vitesh ka ndihmuar vendet e rajonit në hartimin e politikave dhe dokumenteve strategjike. ”Drafti i kësaj strategjie, i hartuar nga konsulentë të huaj, do të japë një vizion të qartë për realizimin e mëtejshëm të reformave të thella që po ndërmerren në zhvillimin e kërkimit shkencor në vend”, deklaroi zv.ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Adriana Gjonaj. Ajo shtoi se, paralelisht me përgatitjen e strategjisë së re, është punuar edhe për matjen e indikatorëve dhe statistikave të Kërkim-Zhvillimit, pa të cilët nuk mund të ketë një politikë të qartë dhe efikase në dobi të zhvillimit ekonomik.