Sot, gjysma e Tiranës pa energji, remont në nënstacionin e Sharrës
Tirana për disa orë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.
Zonat kryesore të saj nuk do të furnizohen me energji përgjatë gjithë paradites së sotme. Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a (OST) njoftoi dje ditën e martë datë 10.6. 2008 se linja 220 Kv Koman-Elbasan, do të kalojë në remont të planifikuar një vit më parë, për pasojë do të stakohet nënstacioni i Sharrës (Tiranë), i cili furnizohet nga kjo linjë. OST-ja njoftoi dje se gjatë ditës së sotme duke nisur nga ora 08.30 deri në orën 14.30 do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën e Tiranës së Re, Selitës dhe Bllokut. Nga ky stakim do të ketë ndërprerje të plotë të energjisë elektrike në zonën e Kombinatit dhe Ndroqit.