E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 430 mijë lekë bono thesari

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në orët e mbrëmjes së të shtunës, në banesën e një qytetari nga lagjja "1 Maji", një sasi bonosh thesari me vlerë 430 mijë lekë dhe një orë dore. Burimet zyrtare të policisë pohuan se rreth orëve të para të mëngjesit të së dielës, shtetasi Petraq Profka ka denoncuar vjedhjen e banesës së tij. Sipas denoncuesit, rreth orës 19.00 të ditës së djeshme, persona të paidentifikuar kanë shfrytëzuar dritaren e tualetit, e cila ka qenë e hapur, për t‘u futur në dhomën e gjumit, ku më pas kanë grabitur bonot e thesarit me vlerë 430 mijë lekë dhe një orë dore të shtrenjtë. Grupi hetimor, që mbërriti në vendin e ngjarjes, ka fiksuar gjatë këqyrjes, gjurmë gishtash dhe disa sende, të cilat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Fierit dhe janë marrë në pyetje 25-vjeçari Xhulian Muka dhe 21-vjeçari Ermal Sulejmani, të cilët më pas janë lënë të lirë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›