Sot mbasdite, Kryeministri Berisha priti Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, Zotin Daniel Fata. Takimi u përqëndrua në diskutimin e qëndrimeve të Samitit të Rigës për vendet që as
Sot mbasdite, Kryeministri Berisha priti Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, Zotin Daniel Fata.
Takimi u përqëndrua në diskutimin e qëndrimeve të Samitit të Rigës për vendet që aspirojnë anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut e veçanërisht në sinjalet pozitive që dha Samiti për Shqipërinë.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Fata ndanë vlerësime pozitive për reformat e ndërmarra deri tani nga qeveria në fushën e rivendosjes së shtetit ligjor, sidomos arritjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dy nga drejtimet më të rëndësishme për integrimin e vendit në institucionet euro-atlantike.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Fata u ndalën, gjithashtu, në përparimet e bëra në fushën e mbrojtjes dhe thellimin e reformave në të ardhmen. Zoti Fata ritheksoi edhe njëherë se, nën frymën e Samitit të Rigës, NATO është e hapur për t'i ofruar, në samitin ardhshëm të zgjerimit, ftesë vendeve që plotësojnë standartet e anëtarësimit.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin ushtarak midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për reformat në fushën e mbrojtjes dhe më gjërë.
Kryeministri Berisha dhe Zoti Fata u ndalën edhe në situatën dhe zhvillimet rajonale.