E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguron kualifikimin edhe Zelanda e Re

Për të dytën herë në historinë e saj, Zelanda e Re është kualifikuar për Botërorin. Në Uellington, skuadra neozelandeze ka mundur Bahrein 1-0 në ndeshjen e kthimit në "play off"-it të Azi Oqeanisë për t‘u kualifikuar në Afrika e Jugut 2010 (ndeshja e parë 0-0). Deçiziv ishte goli i sulmuesit Rory Fallon në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Bahreini humbi një 11-metërsh me Sajed Mohamed. Pjesëmarrja e parë e Zelandës së Re në Botëror datonte që nga viti 1982, kampionat i luajtur në Spanjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›