Nëse nuk vjen Fabregas, gati Gorkuf
Përforcimi i parë për Barcelonën në mesfushë quhet Çesk Fabregas, por klubi blaugrana, si alternativë, po studion terrenin edhe për Joan Gorkuf, mesfushorin ofensiv të skuadrës kampione të Francës, Bordosë, i cili është përzgjedhur edhe si lojtari më i mirë në Ligue 1 franceze për sezonin 2008-‘09. Lajmin e konfirmon gazeta spanjolle "El Mundo Deportivo". Në moshën 23-vjeçare, ish- futbollisti i Milanit ka gjetur më në fund stabilitet në rendiment dhe një bluzë titullari. Gurkuf ka një kontratë me Bordonë deri në vitin 2013. Tani topi kalon në dorën e Barcelonës dhe dyshes Poulmaire-Miljaçio, menaxherët e lojtarit.